Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Vdekja e shoferit të Xhafajt, PD akuza të forta: Prokuroria është zhdukur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10 ditë nga vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë së Tiranës.

albsig

spring

Në një deklaratë për mediat, PD pretendon se organi i akuzës ka për qëllim të manipulojë hetimin dhe të mashtrojë publikun.

“Qëllimi i vetëm i Prokurorisë së Tiranës është manipulimi i hetimit dhe mashtrimi i publikut, ndaj brenda katër orësh ajo lëshoi një deklaratë të hartuar në zyrën e Fatmir Xhafajt se shoferi është vetëvrarë”.

Sipas PD-së, “prej atij momenti, Prokuroria e Tiranës është zhdukur dhe nuk po bën më asnjë lloj transparence me shpresën së çështja do të harrohet”.

E gjithë kjo situatë, sipas PD-së, vërteton kapjen e prokurorisë nga Edi Rama.

“Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Durrësit janë të gjitha marioneta në duart e Edi Ramës dhe instrumenta për të mbrojtur krimin në qeveri”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi i PD-së mbyllet me një akuzë të drejtpërdrejtë për Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.

“Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img