Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e shoferit të Xhafajt, Artan Hoxha: Si e gjeti në garazh i vëllai 31 vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb

Gardisti Shkëlzen Qordja dhe njëkohësisht shoferi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt u gjet i vdekur me një plumb në kokë mëngjesin e së shtunës. Ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se gardisti është vetëvrarë, lidhur me ngjarjen ka një sërë dyshimesh.

Ndërkohë gazetari investigativ Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” u shpreh se 31 vjeçarin e gjeti të vdekur në garazh i vëllai.

“Pozicioni i Shkëlzenit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja meriton hetim të shpejtë.

Ka dy elementë: Para se të ndodhte ngjarja shoferi ka qënë në festën e ambasadës amerikanë në pallatin e brigadave. Vdekja ka ndodhur shumë orë para se të gjendet kufoma.

Makina ka hyrë pas mbarimit të aktivitetit, shoferi ka hyrë në ambientet e Gardës, dhe nuk është kontrolluar pasi shoferat e ministrave nuk kontrollohen.

Vëllai i viktimës që është po ashtu shofer, ka kërkuar të hapet garazhi dhe ka gjetur viktimën. Ishte ai që vuri në dijeni Gardën. Oficeri i shërbimit nuk ka dëgjuar asgjë, është e dyshimtë”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se Arma “MP5”nuk është arma e personale e shërbimit.

Po ashtu gazetari zbuloi një tjetër detaj tronditës, teksa u shpreh se në ambjentet e Gardës së Republikës nuk funksionojnë kamerat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese