Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Vdekja e Princit Philip, Mbretëria e Bashkuar në zi, 41 të shtëna topi në shenjë respekti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përshëndetje me top për të nderuar Dukën e Edinburgut u zhvilluan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det.

Princi Philip, bashkëshorti 73 vjeçar i Mbretëreshës Elizabeth II, humbi jetën ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare dhe ishte bashkëshorti me jetën më të gjatë në historinë mbretërore britanike.

Goditjet me top u mbajtën në 41 raunde, 21 herë në nderim të një ushtaraku të lartë dhe 20 herë si pjesëtar I familjes mbretërore.

Anijet e Marinës Mbretërore në det gjithashtu dhanë përshëndetjen e tyre për nder të dukës, i cili shërbeu si një oficer i marinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbajti titullin e Lartë Admiralit.

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë në të cilën ndodhemi qytetarët të gjithë ngjarjen e ndoqën nga Tv ose internet në vend që të mblidheshin në turma jashtë.

Përshendetjet për dukën zgjatën rreth 40 minuta, me një raund të shtënë çdo minutë.

Nënkolonel Erica Bridge i tha BBC: Të gjithë ushtarët do të ndjejnë trishtimin e madh dhe mendoj se aftësia jonë për të treguar respektin tonë duke qëlluar do të ndihet shumë nga ata ushtarë dhe marinarë që po marrin pjesë sot.

Përshëndetjet me armë janë qëlluar për të shënuar ngjarje të rëndësishme kombëtare që nga fillimi të paktën në shekullin e 18-të.

Ato u përdorën për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës Victoria në 1901 dhe Winston Churchill në 1965.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img