Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Vdekja e presidentit të Emirateve, reagon Edi Rama: I pikëlluar thellë, ishte burim frymëzimi për paqen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të presidenti të Emirateve të Bashkuara Arabe,  Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”, shkruan Rama në Twitter.

Në një shënim të dytë, kryeministri i Shqipërisë uron pasuesin e fronit, Sheikh Mohammed bin Zayed. Presidenti i ri njihet me Ramën dhe të dy kanë miqësi prej vitesh. Këtë e evidenton dhe vetë kreu i qeverisë shqiptare.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij”, shkruan Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img