Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Vdekja e “popullit” ose dy duar për një celular!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga:Edi Oga

Përveç fatkeqësive që na ka shkaktuar historia, e cila na ka frustruar gjenetikisht me pushtime, me ndryshime religjonesh, me ndarje territoresh, me satrapë e dikatorë në krye të shtetit, na u desh edhe një fatkeqësi tjetër: rrjetet sociale!

Po po, rrjetet sociale e kanë transformuar përfundimisht konceptin “popull”. Nuk ka më popull. Ka një tërësi individësh që janë “mbretër” të profilit të tyre në Facebook apo instagram. Janë njerëz me arsim të diskutueshëm të cilët “formohen dhe informohen” në rrjete. Tashmë shumëkush prej atyre që më parë quheshin “popull”, ka formuar botëkuptimin e tij nga rrjetet. Nëse diçka nuk i pëlqen apo e mendon ndryshe, ky individ reagon. Reagon me statuse, me komente dhe ‘meme’! Mjerë kush ia cënon të drejtën e reagimit, madje edhe përmbajtjen e mendimit! Tashmë çdo individ mendon se e ka ai monopolin e së vërtetës!

E ku është e keqja këtu?

E keqja e parë është “homologimi” i ideve dhe opinioneve. Idetë dhe mendimet e personave të ditur, të kulturuar dhe elitarë, perceptohen njëvlerasi me “paçavuret” e blogerave, opinionistëve të lokaleve, reaguesve me pagesë të pushtetit e gjithfarësoj injoranti tjetër. Në fund të ditës, e gjithë kjo energji e derdhur në rrjete sociale nuk prodhon asgjë me vlerë, veç kaosit intelektual dhe sherreve banale!

E keqja e dytë është shuarja e mundësisë për reagim fizik, i cili në kohët dhe kushtet ku jetojmë, ka mbetur i vetmi mjet që mund të prodhojë ndryshime në mënyrën sesi vendi qeveriset (lexo: grabitet).Për çdo fenomen që nuk na pëlqen, ne reagojmë në rrjet, duke menduar se e kemi bërë tonën, kemi denoncuar apo i kemi dhënë zgjidhje një problemi. Nëse numri i pëlqimeve është i madh, na duket sikur kemi bërë një detyrë patriotike! Kemi bërë një vrimë në ujë! Më parë, për çdo pakënaqësi populli derdhej rrugëve dhe shesheve. I servirej një plan veprimi, e pranonte atë dhe vepronte. Përmbyste barrikada dhe pushtonte institucione. Vepronte si një masë e madhe e egërsuar e cila nuk ndalej derisa të arrinte qëllimin e saj. Ky ishte populli. Po sot? Sot askush nuk pranon të quhet popull. A pranon ti të të quajnë popull? Jo. Ti ke një celular me kamera. Ti shkruan në Facebook. Ti je një media. Ti mezi pret të filmosh apo të të sjellin me video diçka që e kanë bërë të tjerët, pra populli, dhe ta shpërndash. Ti nuk je popull. Ti je një individ i një populli që ka vdekur. Ti tashmë ke vetëm një rrugë, dy duar për një celular!

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img