Hapësire reklamuese

Bota

Vdekja e papritur e Navalny, BE paralajmëron sanksione të tjera ndaj Rusisë

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e papritur e Navalny, BE paralajmëron sanksione të tjera ndaj

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të kërkojnë sanksione të reja kundër Moskës për vdekjen javën e kaluar të Alexei Navalny, liderit më të shquar të opozitës ruse.

Lajmi i bë i ditur këtë të hënë nga kryetari i bisedimeve të ministrave të jashtëm të bllokut.

"Ne duhet t'i dërgojmë një mesazh mbështetjeje opozitës ruse... Pra, në të dy frontet, atë politik dhe ushtarak, ne duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe popullin rus që dëshiron të jetojë në liri," tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë nga Novaya Gazeta Europe  thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard dhe se deri ditën e shtunë, trupit të Navalnyt nuk i ishte bërë  autopsia.

Gjithashtu, një dëshmitare e cla punon në shërbimin e urgjencës tha për Novaya Gazeta Europe, se në trupin e Navalnyt kishte parë shenja blu si dhe një mavijosje në gjoksin e tij, dëshmi kjo e cila tregon përpjekjet e stafit të burgut për ta ringjallur.

Ndërkohë, bashkëshortja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar nëse konfirmohet vdekja e raportuar e partnerit të saj.

Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny

Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih.

“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha ajo për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.

Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

Lexo edhe: Kritiku i Putin dhe lideri i opozitës ruse, vdes në burg Alexei Navalny

Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai ndërroi jetë ditën e djeshme në burg ku po vuante dënimin. Sipas asaj që u raportua Navalny u ndje keq pas një shëtitje në ambientet e burgut dhe më pas u rrëzua përtokë. Ishte e pamundur për mjekët dhe ekipin mjekësor që ta shpëtonin atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese