Hapësire reklamuese

Bota

Vdekja e Navalny në burg, Biden: Të premten publikojmë sanksionet ndaj Rusisë

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Navalny në burg, Biden: Të premten publikojmë sanksionet

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se SHBA do të njoftojë për opinionin publik paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, në përgjigje të vdekjes së udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny.

Ky i fundit dyshohet se është vrarë nga regjimi rus me urdhër të Vladimir Putin. Duke folur për gazetarët, Biden nuk dha detaje të hollësishme, por tha se do të jepte më shumë informacion mbi paketën në ditët në vijim.

Kujtojmë që të premten, u njoftua se Navalny kishte ndërruar jetë, ku sipas njoftimit thuhej se ai kishte dalë për një shëtitje në ambientet e burgut, më pas nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte ndërruar jetë.

Edhe pse nëna e Navalnyt dhe bashkëshortja shkuan menjëherë në burgun ku mbahej trupi i Alexei Navalny, ata nuk kanë mundur të gjejnë trupin.

Më vonë, zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh tha se hetuesit i kishin thënë nënës së Navalny, Lyudmila, se nuk do ta dorëzonin trupin për dy javë, ndërsa ata kryenin një “analizë kimike”.

Udhëheqësit perëndimorë ia kanë vënë fajin presidentit Putin për vdekjen e Navalny.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të hënën, presidenti Joe Biden tha: “Fakti i çështjes është: Putini është përgjegjës, pavarësisht nëse e ka urdhëruar apo është përgjegjës për rrethanat në të cilat e ka vënë atë njeri”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese