Hapësire reklamuese

Bota

Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë
Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në lidhje me vdekjen e udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse në dekadën e fundit, Alexei Navalny, i cili ndërroi jetë në një burg në Siberi. Alexei Navalny ndërroi jetë në burgun ku po vuante dënimin me 19 vite burgim. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Macron shprehet se në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje. “Në Rusinë e sotme, shpirtrat e lirë dërgohen në Gulag dhe dënohen me vdekje. Zemërim dhe indinjata. I bëj homazhe kujtimit të Alexeï Navalny, përkushtimit, guximit të tij. Mendimet e mia shkojnë për familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus”,- shkruan Macron. Edhe minsitri i jashtëm, Igli Hasani shprehu ngushëllimet. Hasani shpreh trishtimin e tij për vdekjen e Navalnyt, një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të opozitës ruse. Sipas Igli Hasanit vdekja e Navalnyt është një kujtesë tragjike se sa larg është Rusia nga vlerat e demokracisë. Lexo edhe: Vdekja e kritikut të Putinit, Igli Hasani: Navalny simbol frymëzimi për shumë njerëz Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny Në përfundim të postimit Charles Michel shkruan “luftëtarët vdesin, por lufta për liri nuk mbaron kurrë”. Nga ana e tij Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s , thotë se është “i pikëlluar dhe i shqetësuar nga lajmet e trishta që vijnë nga Rusia”. “Navalny pagoi me jetën e tij rezistencën ndaj një sistemi shtypjeje. Vdekja e Navalnyt  në burg na kujton realitetin e regjimit të Vladimir Putinit”, shtoi ministri francez, raporton BBC. Ndërkohë zyrtarë nga Norvegjia janë shprehur duke thënë se vdekja e Navlanyt është “përgjegjësi e madhe e qeverisë ruse”. Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Bart Eide shkroi në rrjetin social X se “qeveria ruse mban përgjegjësi të madhe për vdekjen e Navalny, i cili po vuante një dënim 19-vjeçar”. “Ai u vra brutalisht nga Kremlini.” Presidenti letonez Edgars Rinkevics shkroi në Platformën X se Navalny u “vra brutalisht nga Kremlini”. “Çfarëdo që dikush mendon për Alexei Navalny si një politikan, ai thjesht u vra brutalisht nga Kremlini. Ky është një fakt dhe kjo është diçka që duhet ditur për natyrën e vërtetë të regjimit aktual të Rusisë. Ngushëllimet e mia familjes dhe miqve”, ka shkruar presidenti letonez. Pas deklaratave të figurave të larta të BE-së reagoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Maria Zakharova thotë se “pretendimet perëndimore” për vdekjen e Navalny janë “vetëzbuluese”. Në një deklaratë në Telegram, ajo thotë se rezultatet e analizës mjeko-ligjore të shkakut të vdekjes së Navalny nuk janë aktualisht të disponueshme. Zakharova thotë se ajo beson se Perëndimi ka arritur në përfundimet e veta. Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër. Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar. I helmuar gjatë një misioni në Tomsk Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë. Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve. Helmimi në burg Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi. Burgosja e Navalny Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht. Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike. Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese