Hapësire reklamuese

Bota

Vdekja e Navalny, BE propozon riemërtimin e paketës së sanksioneve për të drejtat e njeriut

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Navalny, BE propozon riemërtimin e paketës së

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur nga Mynih në lidhje me vdekjen e kreut të opozitës ruse, kundërshtarit më të madh të Putin, Alexei Navalny.

Ai u shpreh se personi që është përgjegjës për vdekjen e Navalny duhet të mbajë përgjegjësi, teksa u shpreh se do të ketë sanksione ndaj Rusisë.

Borrell u shpreh se mbështesin opozitën politike brenda Rusisë kundër regjimit të Putinit.

“E shihni, gjatë kësaj fundjave, shumë njerëz kanë demonstruar në rrugët e Rusisë, në Sankt Petersburg dhe Moskë, pavarësisht represionit. Shumë prej tyre janë ndaluar dhe dënuar. Ne duhet t'i dërgojmë një mesazh mbështetjeje opozitës ruse dhe në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të shikojmë se si po zhvillohet lufta. Ka rreth dy vjet që Putini ka nisur këtë luftë kundër Ukrainës dhe ai nuk duket i gatshëm ta ndalojë atë, përkundrazi”, tha Borrell.

Po ashtu ai bëri me dije lajmin se Bashkimi Evropian do të riemërtojë regjimin e tij të sanksioneve për të drejtat e njeriut për t’i bërë homazhe liderit të opozitës ruse Alexey Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik javën e kaluar.

“Për t'i bërë homazhe zotit Navalny dhe për të nderuar kujtimin e tij, unë do t'u propozoj Ministrave që të riemërtojnë Regjimin tonë [Global] të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut me emrin e tij dhe ta quajnë atë "Regjimi i Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të Navalny", në mënyrë që ai emri të shkruhet përgjithmonë në punën e Bashkimit Evropian në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, th ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese