Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e minatorit në Martanesh, arrestohet brigadieri sepse nuk kreu detyrën siç duhet

Shkruar nga Newsbomb
Minatoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Martanesh, ku minatori 56 vjeçar B.Xh me detyrë vagonist është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar brigadierin I.K, 40 vjeç, banues në Bulqizë, për shkak se nuk e ka kryer detyrën siç duhet.

Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza për "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi ai nuk kishte marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç,   banues në Bulqizë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit,  është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç,  banues në Bulqizë ( vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.