Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Vdekja e minatorit në Bulqizë, niset grupi i kontrollit (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

715d893dc1eeb7c34921e2a470eb25df

Reagon ministria e Infrastrukturës dhe energjisë pas vdekjes së një minator në zonën D të minierës së Bulqizë.

Sot në datë 08.02.2019, rreth orës 10:30 në minierën e subjektit “Albmine Chrome” në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën punonjësi A.A., 58 vjeç. Ai ka qenë duke punuar si vagonist në një nga galeritë e minierës, kur nga tavani është shembur një sasi materiali.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës, i aksidentuari kishte rreth 2 vjet punë në këtë subjekt minerar dhe ishte i regjistruar dhe i siguruar sipas ligjit.

“Me t’u informuar për ngjarjen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera ka nisur një grup kontrolli, i cili do të verifikojë zbatimin e të gjitha detyrimeve ligjore për masat e sigurisë teknike në punë dhe do të hartojë një raport të plotë lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e saj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjarëve të viktimës dhe të afërmëve të tij për këtë humbje tragjike.

MIE garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Më shumë

spot_img