Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria po heton për "Kryerje të veprimeve arbitrare" dhe "Mosdhënie ndihme"

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria po heton për "Kryerje të

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzën për "Vrasje me dashje" ndaj Lear Kurtit, i riu që vdiq gati dy muaj më parë, pas një arresti kardiak të shkaktuar nga mbidoza me lëndë narkotike. Të paktën kështu thuhej në ekspertizën mjeko-ligjore, për shkakun e ndërrimit të jetës.

Efektivët e Komisariatit nr.3 që kanë nën kontroll dhe Laprakën, ku u ndalua i riu, po hetoheshin për veprën penale "Vrasja me dashje", për shkak se kishte dyshime se ata mund ta kishin dhunuar Lear Kurtin derisa ai ndërroi jetë.

Mirëpo, prokurorët nuk kanë gjetur prova për të argumentuar këtë vepër penale dhe në këto kushte, akuza është rrëzuar. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për dy akuza të tjera, atë të "Kryerjes së veprimeve arbitrare", për policët, dhe "Mosdhënia e ndihmës", për mjekët.

Togat e zeza të kryeqytetit e kanë rimarrë në pyetje dy herë radhazi mjekët e Spitalit të Traumës dhe efektivët e Komisariatit nr.3. Të parët pretendojnë se Lear Kurti është dërguar me shenja jetë në spital, me makinën e tyre pasi autoambulanca po vonohej, ndërsa mjekët nga ana e tyre kanë deklaruar se 32 vjeçari kishte mbërritur i vdekur.

"Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”, thuhej në ekspertizën e vdekjes së Lear Kurtit.

I riu u shkëmbye me patrullën në rrugën "Riza Çuka" dhe pas pyetjes prej tyre për kartën e identitetit, referuar dëshmisë në Prokurori, nuk është bindur dhe ka nisur të vrapojë. Kjo është parë dhe në pamjet e kamerave të sigurisë.

Disa momente më vonë, efektivë të patrullës shihen teksa mundohen të ngrenë 32 vjeçarin, pasi ai duket gati pa ndjenja përballë një marketi. Lear Kurti është dërguar në Komisariatin nr.3 dhe prej atje më pas me makinë në Spitalin e Traumës, ku është konfirmuar vdekja.

Megjithatë, hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë vazhdojnë. Kryeprokurori i Tiranës Arens Çela, më shumë se një muaj më parë, bëri me dije se hetimet janë duke vazhduar  për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, në kuadër të procedimit penal Nr.7671/2022.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu