Hapësire reklamuese

Politikë

Vdekja e ish-zv.ministrit të Arsimit, reagon Berisha: Një politikan i urtë dhe me kontribut të madh

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e ish-zv.ministrit të Arsimit, reagon Berisha: Një politikan i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të njohura të Partisë Demokratike, Edmir Kapidani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i shpreh ngushëllimeve familjarëve, miqve dhe kolegëve të Kapidanit për këtë humbje të madhe. Berisha e përshkruan Edmir Kapidanin si një politikan të urtë dhe të vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi.

Edmir Kapidani ka qenë drejtuesi i Degës së Durrësit për tre mandate, vitet 1992-1994, 1998-2001, 2001-2004. Po ashtu ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës në zgjedhjet e para të vitit 1992, zv. Ministër i Arsimit dhe poste të tjera në administratë.

Lexo edhe: “Mbështetës i hershëm i vlerave demokratike”, ndahet nga jeta zv.ministri i Arsimit

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Edmir Kapidani mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, Edmir Kapidani njëri nga veprimtarët më të shquar të Partisë Demokratike të Degës Durrës, ish kryetari i saj në tre mandate edhe në periudhat më të vëshira të saj, anëtar i forumeve qëndrore të kësaj partie, ish zëvendësministër i arsimit në qeverinë e Partisë Demokratike mbylli sytë përgjithmonë. Edmir Kapidani ishte një politikan i urtë dhe i vendosur, drejtues i aftë, punëtor, i përkushtuar, me një kontribut të spikatur në fushat ku punoi. Ai ishte një qytetar, prind dhe familjar shembullor dhe mik i dashur për të gjithë ata që patën fatin të gëzojnë miqësinë e tij.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e ngushtë që kemi patur, ndihmesën e tij të çmuar, shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij të nderuar, miqve të afërmve dhe të gjithë demokratëve të Durrësit për ndarjen nga jeta të Edmir Kapidanit që do ta kujtojmë me nderim të veçantë gjithmonë. Unë lutem së bashku me ta, që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar. Amin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese