Gazetari Blendi Fevziu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidenit Bujar Nishani. Ai thotë se Nishani ishte një shërbyes i përkushtuar i Shqipërisë nuk bërtiti kurrë që të tjerët ta shihnin punën e tij.
“Bujar Nishani, Presidenti i shtate i Shqiperise nderroi jete pak minuta me pare. Ai nuk i rezistoi dot pasojave postkovid qe e moren ne moshe ende shume te re, pa mbushur ende 56 vjeç. Bujar Nishani ishte nje sherbyes i perkushtuar publik i Shqiperise.
Ai mbajti disa nga detyrat me te rendesishme te shtetit.Qe nga Minister i Brendshem, Minister Drejtesise e deri ne President i Republikes. Modestia dhe mungesa e protagonizmit te tepruar qene dimensionet me me vlere te tij.
Ai diti te permbushe cdo detyre qe ju caktua dhe nuk bertiti kurre qe te tjeret ta shihnin punen e tij. Po kaq qetesisht iku nga kjo bote dhe nga ky vend qe e deshi dhe ju perkushtua me devocion. U prehsh ne paqe President”, shkruan gazetari Blendi Fevziu.