Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vdekja e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës, Çuçi i drejtohet Dumës: Mos bëj prokuroren! Nëse s’bindeni bëni hetim parlamentar

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës, Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë seancës së sotme plenare ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën, lidhur me rastin e 31-vjeçrit, Ilvi Meta, i cili i dha fund jetës disa ditë më parë në Komisariatin e Kavajës.

Referuar akuzave të Dumës, Çuçi i kërkoi deputeteës që të mos bëjë rolin e prokurores dhe t’ja lerë rastin në dorë organeve përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ministri ka bërë me dije se kamerat e burgut janë dëshmitare të qëndrimit të Metës në ambientet e Komisariatit të Kavajës, teksa ftoi të gjithë deputetët se në përfundim të hetimeve në rast se nuk binden, atëhere le të bëjnë një hetim Parlamentar.

“Si një detyrim për të reaguar pas një retorike që e shoh dhe e dëgjojmë nga përfaqësues të rinj të kësaj salle, por që është një avaz i vjetër. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë përpjekje që të heqim dorë nga ky avaz. Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktimat. Aq më tepër të bëjmë këtu prokurorin, gjyqtarin, hetuesin, policin, as unë nuk e marr përsipër që jam Ministër i Brendshëm. Për rastin në fjalë, i shpreh ngushëllime familjes, rasti në fjalë është rasti më i pastër sa i përket procedurave në lidhje me ngjarjen. Jo vetëm kaq, por i kemi shkuar deri në fund së bashku me agjencinë ëprkatëse për të nxjerrë përgjegjësitë që ka pasur trupa e policisë së shtetit në komisariatin e Kavajës, deri në neglizhenca që ata janë bërë që më ps ka sjellë atë ngjarje fatale.

 Nuk ka asnjë aludim, apo rethanë periferike që të hedhi dyshime për ngjarjen, as nga prokurori, as nga hetuesi dhe as nga mjekët ligjore, madje kanë qenë edhe dy përfaqësues të avokatit të popullit dhe ju ftoj të lexoni raportin e Avokatit të Popullit ku thueht që ato dhoma janë plotësisht në përputhje me standartet ligjore. Kështu e nderuar deputete sinqerisht bëj thirrje nuk është e lehtë që të largohemi nga kjo mënyre e të bërit politikë, sepse nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. Ftoj deputetët që pasi të mbrojnë hetimet le të bëjnë hetim Parlamentar nëse neuk binden që ajo ngjarje nuk ka të bëjë me asnjë nga ato aludime që ju bëni.

 Akuzoni shumë rëndë strukturat e Policisë së Kavajës sikur ata janë kriminelë dhe ata janë vrasës. Ju ftoj që, madje ju si përfaqësuese e re e këtij Parlamenti dueht të jeni tërsisht në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. Faktet janë të plota. Janë të filmuara që kur ka qenë në komisariat dhe deri në momentin kur është larguar drejt morgut. I keni me kamera ju ftoj ti shikoni”, tha Çuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese