Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e Gëzim Krujës, teatri Migjeni i jep lamtumirën: Mjeshtri do jetë i përhershëm në skenën e shtëpisë së tij të dytë

Shkruar nga Newsbomb
Gezim Kruja

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka reaguar pas vdekjes së Mjeshtrit të Madh Gëzim Kruja ku përmes një postimi në rrjetin social facebook shprehin ngushëllime për familjen dhe respekt për kontributin e tij ndër vite.

Më tej në postimin e teatrit shkruhet se Gëzim Kruja do të jetë i përhershëm në skenën e shtëpisë së tij të dytë.

 “Lamtumirë Mjeshtër! Përulje dhe respekt për kontributin tuaj! Mjeshtri Gëzim Kruja do të jetë i përhershëm në skenën e shtëpisë së tij të dytë. Ngushëllime familjes Kruja nga kolegët dhe gjithë kolektivi i teatrit Migjeni”, shkruhet në njoftim.

Gëzim Kruja ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Ai ka një jetë në skenën e humorit dhe  ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”. Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.