Hapësire reklamuese

Bota

Vdekja e George Floyd gjatë arrestimit, shkarkohen katër policë në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Protesta pas vdekjes së George Floyd

Katër oficerë policie në Minneapolis në SHBA janë pushuar nga puna pas vdekjes së një personi me ngjyrë gjatë arrestimit.

Në ngjarjen tronditëse që u filmua me video nga disa dëshmitarë dukej një polic teksa kishte shtrirë në tokë një person me ngjyrë dhe të paarrestuar. Polici i kishte vendosur atij gjurin në fyt dhe refuzonte ta lironte pavarësisht thirrjeve të dëshpëruara të tij se nuk po merrte dot frymë.

Pak orë pas shkarkimit të policëve, protesta masive shpërthyen në të gjithë vendin me thirrjen “drejtësi për George”.

Shumë aktivistë në SHBA e shohin vdekjen e tij si një sjellje e përsëritur ndaj njerëzve me ngjyrë.

“Të jesh me ngjyrë në SHBA nuk duhet të jetë dënim me vdekje”, tha një prej protestuesve.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.