Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Vdekja e foshnjës në Has, Bashkia: Nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor, kemi propozuar dërgimin e fëmijës në jetimore; gjyshja kundërshtoi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Hasit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku ka ndërruar jetë foshnja tre muajshe si pasojë e asfiksisë. Në reagimin e saj, Bashkia i shpreh ngushëllime familjes Peca, ndërsa bën me dije se nëna e foshnjës vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më tej thuhet se institucioni ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, por gjyshja e saj nuk ka pranuar.

Reagimi i plotë i Bashkisë Has:

Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjes. Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e sherbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.

Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial.

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img