Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e Enver Sheshit, Komiteti i Helsinkit: Kërkuam informacione dhe nuk na i dhanë

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Enver Sheshit, Komiteti i Helsinkit: Kërkuam informacione dhe nuk

Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinik kërkuan informacion tek autoritetet përkatëse lidhur me rrethanat e vdekjes së Enver Sheshit në spitalin e QSUT në Tiranë.

Sipas tyre edhe pse ata kanë kërkuar informacione në lidhje me shkakun e vdekjes së Sheshit nuk iu është mundësuar një gjë e tillë e cila sipas tyre është e papajtueshme dhe nuk shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

“Nga sa përmendëm më lart, rezulton se vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftim.

Enver Sheshi ndërroi jetë më datën 8 Janar 2023 në ambientet e spitalit të QSUT në Tiranë.

59-vjeçari u ndje keq në ambientet e burgut “313” pasi ishte arrestuar për aferën e inceneratorëve dhe u dërgua në QSUT ku dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Enver Sheshi u arrestua pas skandalit të inceneratorit të Fierit. Ai akuzohej për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre.

I denoncuar edhe nga LSI, Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.

Njoftimi i plotë i KShH-së:

Vëzhguesit e KShH-së u paraqitën edhe pranë dy institucioneve të tjera si Drejtoria e QSUNT dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pranë QSUNT, pas një kohe të gjatë pritje, u informuam se duhet të bënim një kërkesë për informacion.

Përfaqësuesit e IML na komunikuan që nuk kishin dalë ende rezultatet e autopsisë (të cilat vononin deri në 30 ditë) dhe duhej të dërgonim një kërkesë për informacion për çdo dokument që kërkonim prej tyre.

Nga sa përmendëm më lart, rezulton se vëzhguesve të KShH nuk iu mundësua informacioni nga organet përkatëse, gjë që do t’i shërbente sqarimit të çështjes. Ky qëndrim është i papajtueshëm me transparencën që shkon për krah me parimin e përgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese