
Ka ndërruar jetë në spitalin e QSUT në Tiranë, Enver Sheshi, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Familjarët e viktimës janë shprehur e do të bëjnë kallzim penal naj prokurorëve dhe gjykatësve. Ata janë shprehur se do bëjnë kallëzim penal për vrasje me dashje, pasi 59-vjeçari kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg 10 ditë më parë.
Ai nëpërmjet avokatit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë pasi ishte sëmurë, por kërkesa nuk është marrë parasyshë.
Kujtojmë që 59-vjeçari është ndjerë keq ditën e djeshme dhe rreth orës 06:15 është nxjerrë me urgjencë nga burgu “313” duke u dërguar në QSUT, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
Enver Sheshi u arrestua pas skandalit të inceneratorit të Fierit. Ai akuzohej për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre. I denoncuar edhe nga LSI, Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.
Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.
LEXO EDHE: U arrestua për aferën e inceneratorëve, vdes në QSUT 59-vjeçari Enver Sheshi