Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Vdekja e Enea Ftoit, Berisha bën thirrjen e fortë: Xhelatët janë të lirë…NGRIHUNI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vdekja e 27 vjeçarit në Komisariatin e Korçës tronditi të gjithë opinionin publik tre ditë më parë pas dyshimeve për dhunë të ushtruar nga efektivët e policisë, ndërkohë që një tjetër reagim ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me anë të një postimi, Berisha ka thënë se tre ditë pas krimit mostruoz racist, xhelatët e Eneas enden të lirë dhe vazhdojnë me qetësi punën.

Ish-kryeministri gjithashtu i ka bërë thirrje të gjithë komunitetit rom të ngrihet ngrihet kundër këtij akti ç’njerëzor.

POSTIMI I PLOTË:

Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!

Te dashur miq, para tre ditesh kriminele me uniforme ne komisariatin e Korçes i moren jeten me tortura çnjerezore te riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditesh autoret e ketij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas jane te lire dhe vazhdojne me qetesi punen.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal te narkoshtetit, i cili fakton ne menyre perfundimtare se kemi te bejme me nje vrasje te mirefillte raciste shteterore, u bej thirrje komunitetit rom dhe mbare qytetareve te Korçes qe te ngrihen kunder ketij akti çnjerezor te autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikes se tij raciste ne pushtet! sb

Më shumë

spot_img