Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, në lidhje me vdekjen tragjike të dy të rinjve në ish-uzinën e Superfosfatit në Laç.
Në denoncimin e publikuar, lëshohen akuza të forta ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për gjendjen katastrofike në të cilën janë ambientet e ish-uzinës, të cilat kanë marrë disa jetë në të shkuarën.
Sipas qytetarit dixhital, uzina ka një drejtor dhe një roje që paguhen, por sipas tij ata janë inekzistent.
POSTIMI:
Qeveria dhe kryetari i bashkise pergjegjes per vdekjen e dy te rinjve 20 vjeçare nga Laçi!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Berisha dy fjale per dy djemt 20 vjeçar qe ne lac ne fshatin shullaz tek ish uzina e superfosatit ne rrenojat e mbetura humben jeten; esht e trisht pasi bilanci i humbjeve po shkon mbi 10veta te gjith hallegji dikush per tulla dikush per skrap lan shpirtin brenda. Uzina ka drejtor ka roje qe paguhen por askush si ka par kurr qeveria pasi zhvati tonelatat la germadhat si qark vdekje per fukarejt... Aman o i nderuar publikoje se po na vdesin vellezrit ne kto rrenoja kemi shpres qe do ta publikoni kte hall qe na ra se spo pyt kush per ne.ju flm banoret e shullazit Kryebashkiaku nuk duhet te dal i lar nga kjo pun”