Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e dy punëtorëve në Tiranë, rrëfen ish-ministri: Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë sime, përshëndetesha me disa prej tyre (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga vendi ngjarjes, ku vdiqën dje 2 punëtorë dhe u plagosën 3 të tjerë

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj reagoi për tragjedinë e djeshme, kur vdiqën 2 punëtorë ndërtimi dhe u plagosën 3 të tjerë në rrugën ‘’Faik Konica’’ nga shembja e një skele pallati.

Anëtari i Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë rrëfen nëpërmjet postimit të tij në ‘’Facebook’’ se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij dhe se njihej me disa prej punëtorëve.

Malaj ngarkoi me përgjegjësi Bashkinë e Tiranës për shembjen e skelës pranë pallatit në rrugën ‘’Faik Konica’’. Ai ka kërkuar hetim të menjëhershëm nga Bashkia e kryeqytetit për ngjarjen e djeshme.


'Kjo tragjedi ndodhi shumë afër shtëpisë time. Me disa prej punonjësve përshëndeteshim disa herë gjatë ditës. Vdekja e dy prej tyre dhe plagosja e tre shokëve të tyre të dhemb në shpirt. Bashkia bën mirë që stimulon investimet e përbashkët me komunitetit, por kontrolli i parë për çdo punim është çertifikimi i punonjësve sidomos në ndërtim kaq specifike deri në 15 apo 20 kate. Asnjë leje për fillim punime nuk jepet nga investitori pa verifikuar çertifikimet teknike të çdo punonjësi jo thjesht të administratorëve.

Bashkia e Tiranës ka një rregullore për këto punime dhe ngritjen e një Komisioni Mbikëqyrës për këto punime.

Pas kësaj mbikëqyrja në terren nga Bashkia është e qartësuar në rregulloren përkatëse. Një nga fitimet abuzive të kompanive në Shqipëri është kostoja e investimeve fizike dhe trajnuese e stafeve. Ata nuk paguajnë për trajnimet dhe pajisjet teknike te dmd. Këto fitime abuzive shpesh perfundojnë me vdekje dhe plagosje te punonjesve. Pra, fitimet janë kriminale. Hetimi duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv. Larg çdo ndërhyrje deformuese. Bashkia e Tiranës duhet të jetë pjesë e hetimeve. Ndërsa aksioni i lyerjeve të pallatave duhet të mos nxitohet, të bëhet vetëm kur kompanitë, por edhe çdo punonjës i tyre, kanë trajnimet dhe çertifikimet e detyrueshme të sigurisë në punë.

U prehshin në paqe viktimat e pafajshme të kësaj tragjedie. Ngushëllime familjareve, miqve dhe shokëve të tyre!’’

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll