Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e dy elektriçistëve në Fier, gjykata lë të lirë drejtorin dhe inxhinerin e OST

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e dy elektriçistëve në Fier, gjykata lë të

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për dy të arrestuarit, drejtorin e OST-së Andi Prifti dhe inxhinierin Eriseld Lala.

At u arrestuan pak ditë më parë për shpërdorim detyre, pas vdekjes së dy elektriçistëve në Jagodinë të Roskovecit.

Kujtojmë se dy elektriçistët, Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë në të cilën ata po punonin u rrëzua.

Andi Prifti dhe Eroseld Lala u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin urdhëruar dy elektriçistët që të kryenin punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese