Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Vdekja e Ardit Gjoklajt, gjykata e Tiranës jep fakte: I riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit të Sharrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c50f1320d6f4316c19f7d41363beac43

Në vendimin e  gjykatës së rrethit gjyqsor të Tiranës jepen fakte që vërtetojnë se Ardit Gjoklaj mund të jetë vrarë jashtë zonës së landfillit të Sharrës.

Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezultojnë se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill.

“Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja/dëmtimet e para të kenë ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ekspertizën e mjekëve ligjorë.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës theksohet se sipas aktit të ekspertimit të pamjeve rezulton se, në orën 4:17:53 të datës 07.08.2017 duket në pamje nga drita që hedh një mjet i dyshimtë që vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet çfarë mjeti është. Sipas ekspertëve, ky mjet qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet po në drejtim të ardhjes ndërsa, fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty.

Ekspertët kanë shpjeguar se “probabiliteti më i madh është që trupi i viktimës të të ndjerit të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img