Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Vdekja e Anri Kashikut, Meta: Heroi ynë! Je simbol i vetëmohimit dhe vlerave më të larta humane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vdekjen e 18 vjeçarit Anri Kashiku, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mesditën e kësaj të enjte.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit i shpreh ngushëllime familjarëve, teksa shkruan se ai është simbol i vetëmohimit dhe vlerave më të larta humane

“ANRI KASHIKU, HEROI YNË!

Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme ku 18 vjeçaro, Anri Kashiku, u fut në det për të shpëtuar vëllai e tij të mitur dhe shokun e të vëllait pasi po mbyteshin. I riu arriti të shpëtonte dy të miturit, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi të dilte vetë në breg

Më shumë




spot_img








spot_img