Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Vdekja e ambasadorit italian në Kongo, vihet nën hetim punonjësi i OKB

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një punonjës i Kombeve të Bashkuara është vënë nën hetim nga prokuroria italiane pas vrasjes së ambasadorin të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos dhe dy personave të tjerë.

Lajmin e ka bërë me dije një burim pranë gjykatës ditën e sotme, shkruajnë mediat e huaja. Ai është nën hetim pasi dyshohet se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar sulmin fatal që ndodhi në 22 shkurt.

Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik, është shtetas kongolez dhe punon për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së.

Ambasadori Luca Attanasio, truproja i tij Vittorio Lacovaçi dhe shoferi i tyre Mustapha Milambo u rrëmbyen dhe më pas u vranë në një rrugë në Kongon lindore. Ata po shkonin për të vizituar një projekt humanitar të OKB-së në një shkollë aty pranë.

Prokurorët italianë kanë nisur hetimet mbi vrasjen dhe se fundmi kanë marrë në pyetje disa anëtarë të stafit të OKB. Vendosja nën hetim nuk nënkupton fajësinë dhe nuk do të thotë se padyshim do të ngrihen akuza, raporton Reuters.

Më shumë

spot_img
spot_img