Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve në Hotel “GLORIA”, rusët kishin ardhur të dielën në Shqipëri, dje kishin udhëtuar në Maqedoni për drekë, nisin hetimet edhe në shtetin fqinj

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e 4 turistëve në Hotel “GLORIA”, rusët kishin

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Qerret, ku humbën jetën katër turistë rus.

Bëhet me dije se 4 turistët që humbën jetën, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe, kishin ardhur në Shqipëri të dielën së bashku me 4 turistë të tjerë.

8 turistët kishin ardhur në Shqipëri mes një agjencie turistike, ku katër viktimat kishin zgjedhur hotelin “Gloria” për të qëndruar, ndërsa 4 turistët e tjerë kishin zgjedhur një hotel tjetër.

Mirëpo bëhet me dije se 4 turistët që u gjetën të pajetë në hotelin e “Glorias” në ambientet e saunës, gjatë ditës kishin qënë në Maqedoni, ku kishin drekuar dhe shëtitur ndërsa në orët e vona ishin kthyer në hotel, ku kishin prononcuar edhe për saunën.

Po hetohet edhe në lidhje me udhëtimin e turistëve në Maqedoni, nëse viktimat janë helmosur apo kanë konsumuar alkool mbi sasi e lejuar çfarë mund të shkaktonte dhe vdekjen e tyre.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një punonjëse e hotelit, e cila tha se teksa turistët ishin në sauna, ajo kishte shkuar për t'i parë nëse ishin mirë. Ajo ka pohuar se dy herë që kishte shkuar ata kishin qenë mirë dhe nuk kishin asnjë shqetësim, ndërsa herën e tretë i kishte gjetur të pajetë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme u gjetën të pajetë në suanën e hotelit "Gloria" 4 turistë rusë. Autoritet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, si dhe për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll