Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vdekja e 4 rusëve në Kavajë/Prokuroria nis hetimet për "vrasje", por ja çfarë thonë dyshimet paraprake

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e 4 rusëve në Kavajë/Prokuroria nis hetimet për

Vdekja e 4 turistëve rusë, të cilët u gjetën të pajetë në ambientet e pishinës së brendshme të një hoteli në plazhin e Qerretit në Kavajë, dyshohet se ka ardhur si pasojë e asfiksimit.

Të paktën kështu thonë rezultatet paraprake të mjekësisë ligjore, të cilët, përfunduan këtë të hënë kryerjen e autopsisë për të katër rusët, të cilët kishin lidhje familjarë me njëri tjetrin.

Burime pranë këtij institucioni bëjnë me dije se dyshimi fillestar i shkakut të vdekjes është asfiksia, por ende nuk është përcaktuar saktë se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e tyre.

Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë duke e regjistruar si “vrasje”. Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion, vepra penale është regjistruar si “vrasje”.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës,

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku u gjetën të pajetë në suanën e hotelit “Gloria” 4 turistët rusë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll