Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vdekja e 35-vjeçarit në minierën e Bulqizës, arrestohet tekniku dhe procedohet penalisht brigadieri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është arrestuar tekniku i minierës në Bulqizë dhe është proceduar penalisht brigadieri, pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetë 35-vjeçari, Eldi Alla.

Ka rënë në pranga D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe janë proveduar penalisht shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Njoftimi i policië:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi :

D. K., 34 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, me detyrë teknik miniere në një subjekt minerar.

Si dhe filloi procedimi penal për shtetasit L. A., 54 vjeç; V. Rr., 51 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier në një subjekt minerar.

Arrestimi i shtetasit D. K., dhe procedimi penal i dy shtetasve të tjerë u bë pasi  nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një masiv shkëmborë, ku për pasojë humbi jetën shtetasi E. A.,  35 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img