Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e 32 vjeçarit, gazetarja: Autopsia e trupit është filmuar e gjitha, nëse familja ka dyshime

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e 32 vjeçarit, gazetarja: Autopsia e trupit është

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se i gjithë procesi i autopsisë së trupit të Lear Kurtit, është i filmuar me kamera. 32 vjeçari është shoqëruar nga efektivët e Komisariatit nr.3 në mesnatë, ku dhe ka ndërruar jetë.

"I gjithë procesi i autopsisë është regjistruar me kamera. Kjo nëse familjarët kanë ndonjë pretendim", është shprehur gazetarja në emisionin "Open".

Më tej, ajo tha se i riu ka shfaqur shenja se nuk ishte mirë sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Lala tregoi se ka parë pamjet e kamerave të Komisariatit dhe në to dukej qartësisht se Lear Kurti ishte duke u dridhur.

“Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në Komisariatin nr.3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta.

Momentin që 32 vjeçari ka zbritur në Komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në Komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. Nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë.

Nuk di ku bazohet Policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Është element ti bëj gjyqin një të riu, por nuk do guxoj ta bëj. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për ti garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës", vijoi më tej gazetarja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll