Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
1.5kmh
90 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Vdekja e 27-vjeçarit, Urgjenca Kombëtare publikon rekordet: Nuk iu mohua shërbimi, u dërgua menjëherë në QSUT

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dfd92abad21995720bbf42857fc5878b

Urgjenca Kombëtare reagon pas disa publikimeve në mediat sociale se 27-vjeçarit të prekur me Covid-19 që ndërroi jetë sot nuk i është ofruar shërbimi mjekësor.

Urgjenca Kombëtare thotë se i riu telefonoi në datën 21 korrik dhe menjëherë iu ofrua ndihma përmes një grupi mjekësh nga spitali i Kavajës, por pas rreth 1 ore ai telefonoi sërish, duke u shprehur se nuk kishte përmirësim.

Po atë ditë, 27-vjeçari u nis me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë. Ai vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B.

Reagimi i plotë i Urgjencës Kombëtare:

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjenn e jetës së 27-vjeçarit nga Kavaja.

QKUM ngushëllon familjarët për hubjen e jetës së djalit 27 vjeçar.

Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon:

Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00.  Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B. Ka shkuar ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog. Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar. (rekordet bashkëlidhur).

Duke hedhur poshtë cdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin.

27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

gfwerggh4h4h.jpg

wsefwefw34g3g3g.jpg

efterg4h4h4h.jpg

swefwegw34g3g.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img