Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Vdekja e 27 vjeçarit me Covid te Infektivi, mjeku bën dedikim prekës: Do të kujtoj gjithmonë me të qeshurën tënde! Coronavirusi realitet i zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

d67e1bad9afdcc16979f54d8bdf91cb9

Ditën e sotme ka ndërruar jetë te Infektivi një 27 vjeçar i prekur nga COVID që sipas Shërbimit Infektiv, ishte asimptomatik.

Mjeku kardiolog në Spitalin e Kavajës Drin Bardhi, i ka dedikuar një mesazh prekës në “facebook”, ku konfirmon se i riu ishte i prekur me Covid. Sakaq ka përcjellë dhe një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët që të ruhen.

“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do të kujtoj gjithmonë të dashur, me të qeshurën tënde te veçantë. Allahu na bashkoftë në xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkëqytetare”, shkruan ai.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se, referuar shërbimit Infektiv, 27 vjeçari nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral, ndërsa ishte i prekur edhe nga Covid.

27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/vdekja-e-27-vjecarit-sherbimi-infektiv-i-riu-ishte-asimptomatik-nga-covid-19-214815

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img