Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vdekja e 24-vjeçarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gjë, e ke nga pija

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e mistershme e 24 vjeçarit nga Përmeti, Endri Dhimitri, i cili u gjet i pajetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në “Don Bosko”.

Shokët e 24-vjeçarit akuzojnë mjekët për neglizhencë. Ata thonë se Endri kishte shkuar në gjendje të dehur në Spitalin e Traumës pasi kishte konsumuar një shihe uiski në një lokal në rrugën e Kavajës në 28 nëntor dhe ishte në gjendje tepër të rëndë.

Por sipas dëshmisë të dy djemve që jetonin me të ndjerin, mjekët e kanë neglizhuar duke i thënë “nuk ke asgjë” dhe “e ke nga pija, pi kokrat”. Sipas tyre mjekët nuk e vizituan.

24-vjeçari i cili tre vite më parë mbeti jetim pasi humbi nënën e tij, u gjet i pajetë në shtëpi përpara se të mbërrinte ambulanca. Pranë tij u gjet edhe një shishe alkooli. Shkaku i vdekjes është hemorragjia e brendshme.

Por mjekët e Spitalit të Traumës kanë reaguar duke thënë se e kanë mbajtur të riun nën vëzhgim për 6 orë.

Më shumë




spot_img








spot_img