Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Vdekja e 22 vjeçares në Teheran, Kanadaja sanksionon shefat e sigurisë së Iranit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas  vdekjes së 22 vjeçares që ishte në paraburgim, Kanadaja ka vendosur një raund të ri të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurisë në Iran, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly, tha përmes një deklarate më 3 tetor se sanksionet janë në përgjigje “të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” që janë kryer në Iran, përshirë “persekutimin sistematik” të grave në veçanti, dhe veprimeve “skandaloze” të kryera nga policia e moralit, që çuan në vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeçe, e cila vdiq sa ishte në paraburgim.

“Irani ka vazhduar të kryejë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, shkelje që janë të dokumentuara, përfshirë edhe shpërfilljen ndaj jetës së njerëzve”, tha ajo përmes një deklarate.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë 25 individë dhe nëntë entitete, përfshirë zyrtarë të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike dhe të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit.

Në mesin e të sanksionuarve janë: gjeneralmajori i Gardës Revolucionare Mohammed-Hossein Bagheri, shefi i stafit të forcave të armatosura të Iranit gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti suprem i Gardës Revolucionare Esmail Qaani, komandanti i forcave Kuds Evin Prison, dhe kreu i policisë së moralit Mohammad Rostami Cheshmeh Gachi.

Media shtetërore iraniane tha se policia e moralit, që zbaton kodin e ashpër të veshjes islamike, është sanksionuar nga Kanadaja.

Amini ishte arrestuar nga policia e moralit, për shkak të pretendimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit.

Autoritetet thanë se Amini vdiq nga një sulm në zemër më 16 shtator, por familja e saj dhe shumë iranianë hedhin poshtë këto pretendime, duke thënë se ajo vdiq pasi u rrah nga policia.

Vdekja e Aminit ka nxitur një valë protestash ditore në mbarë Iranin.

“Kanadaja mbështet kurajën dhe veprimet e iranianëve dhe do të qëndrojë pranë tyre teksa ata luftojnë për të drejtat dhe dinjitetin e tyre”, tha Joly në deklaratë.

Autoritetet në Iran janë zotuar se do të shtypin protestat që po mbahen për vdekjen e Aminit.

Më shumë




spot_img








spot_img