Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vdekja e 17 vjeçarit në Lungomare, arrestohet Shefi i Hetimit të Aksidenteve, presion shoferit për të manipuluar hetimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d565dcc1792c919daba23b9424013fe

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Vlorë ku shefi i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, Myslym Ismailaj, 55 vjeç, është arrestuar nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në orën 04:00 të ditës së sotme.

Myslym Ismailaj ka tentuar të manipulojë ngjarjen ku humbi jetën 17 vjeçari Kristi Panajoti dhe mbeti i plagosur Petro Beja, 21 vjeç, me qëllim që mungesa e sinjalistikës mos të konsiderohej shkak për aksidentin.

Ismailaj në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident Beja dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga nenet 248, 301 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Lexo edhe: Arrestimi i Shefit të Aksidenteve, babai i të plagosurit mesazh Saimir Tahirit: Po mi bëjnë presion djalit

261685.jpg

*Myslym Ismailaj

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img