Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vdekja e 10 vjeçares në një sfidë në rrjetet sociale, Italia vendos të “mbyllë” Tik tok-un

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1a1fe8736e4d45708a44c6544991354e

Prokuroria italiane ka hapur një hetim për vdekjen aksidentale të një 10 vjeçare, e cila mori pjesë në një sfidë në rrjetin social Tik Tok.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë bllokuar përkohësisht aksesin në Tik Tok për përdoruesit që nuk mund të provojnë se janë mbi 13 vjeç.

Vajza vdiq në një spital në Palermo pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjecare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.

Kompania “ByteDance” që ka në pronësi Tik TOk-un tha se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvrasjes.

“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rrezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.

Prindërit e vajzës, thanë për la Repubblica-n, se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë mizori”, tha babaii vajzës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img