Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vazo me drogë në gomën e makinës, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar me akuzën për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se 55-vjeçari u ndalua në zonën Nikopolis në Selanik. Gjatë kontrollit në një objekt në përdorim të të arrestuarit u gjet një vazo qelqi, që kishte brenda 120 gramë kanabis.

Një tjetër vazo qelqi, me 274 gr kanabis, u gjet e fshehur në një gomë makine në oborrin e objektit.

Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës materiale një pistoletë, një karikator dhe 16 fishekë manovre, si dhe 125 euro që konsiderohen si të fituara nga trafiku i drogës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll