
Kina u përpoq sot me stërvitjet e saj ushtarake të simulojë një "bllokadë" të Tajvanit , sipas një deklarate të lëshuar nga forcat e armatosura kineze.
Dhjetra avionë u vendosën për të zbatuar një "bllokadë ajrore" të territorit të pretenduar nga Pekini.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi më herët sot se kishte pikasur 11 anije luftarake kineze dhe 59 avionë ushtarakë rreth ishullit, ndërsa Pekini zhvillonte stërvitje.
Pekini filloi stërvitjet të shtunën pasi presidenti i Tajvanit Tsai Ing-ëen u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në Kaliforni. Megjithatë, deri tani stërvitjet nuk janë aq të mëdha sa ato që pasuan vizitën e Nancy Pelosit në Taipei gushtin e kaluar.
Tajvani e konsideron veten një shtet sovran. Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e Pekinit, me forcë nëse është e nevojshme.