Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vazhdon misteri i zhdukjes së Moisi Habilaj, mediat italiane: Kaloi festat me gruan dhe fëmijët, me 30 dhjetor…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4dc0c485c73b31da81090756922e3d78

Vijon misteri i arratisjes dhe zhdukjes të trafikantit shqiptar të drogës, Moisi Habilaj.  

Mediat italiane kanë rindërtuar lëvizjet e fundit të Habilaj përpara arratisjes së 9 janarit, ku gjithçka nisi pas vizitës së bashkëshortes së tij në banesën ku po kalonte arrestin e shtëpisë.

Sipas “Meridionews.it” gjatë sezonit të festave bashkëshorjta dhe fëmijët e tij u nisen nga Shqipëria drejt Brindizit me traget.

Fillimisht ndaluan në portin e Brindizit për të shkuar drejt Siçilisë e cila ndodhet më pak se 8 orë larg shtëpisë ku po qëndronte Moisi Habilaj. Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe ka kryer disa ndalesa për ta për të kryer kontrolle rutinë.
Më 30 dhjetor policia trokiti në derën e Habilajve.

Efektivët e skuadrës së lëvizshme të Catania me mbështetjen e kolegëve nga stacioni i policisë Caltagirone kanë trokitur në banesën e tij dhe kanë gjetur aty Moisi Habilaj, i cili është marrë për tu dërguar në zyrat e Via Santa Maria di Gesù. Në fund të ditës, Habilaj u rikthye në shtëpi.

Në ditët e para të Janarit 2021, gruaja e tij u largua drejt Shqipërisë. Telefoni i Habilaj është i fikur që prej të shtunës së 9 janar, duke shtuar dilemat për fatin dhe destinacionin e radhës të Moisi Habilaj.

Pak ditë më parë, Habilaj u dënua nga Gjykata e Katanias me 15 vite e 5 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img