Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vazhdon lehtësimi i masave në vendet e BE, ky është shteti i radhës që rihap kufijtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6c6ccd5a08d28d3f6bcef80db6bd6414

Belgjika është shteti i radhës që ka vendosur të rihapë kufijtë e saj me vendet e tjera të Bashkimit Europian, Britaninë e Madhe.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministrja belge Sophie Wilmes, e cila tha se kufijtë do të rihapen duke filluar nga 15 qershori, ndërsa në datën 8 qershor do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre edhe baret dhe restorantet.

“Kafenetë, baret dhe restorantet mund të rihapen, nën kushte të rrepta, nga e hëna e ardhshme, me 8 qershor”, tha Wilmès.

Gjithashtu kryeministrja belge u shpreh se personeli që shërben e ka të detyruar të mbajë maskë.

“Në veçanti, do të duhet të zbatohet një distancë prej 1,50 metrash midis tryezave dhe maksimumi 10 njerëz në një tryezë, shtoi udhëheqësja liberale, duke shtuar se personeli duhet të mbajë maskë, shërbimi do të jetë i mundur vetëm në tryezë dhe institucionet duhet të mbyllen jo më vonë se 1:00 e mëngjesit”, shtoi ajo.

Ndërkohë Belgjika do të pres udhëzimet e Bashkimit Europian për rifillimin e udhëtimeve për vendet jashtë Europës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img