Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë sërish në qytetin e Vlorës.
Mësohet se të shtënat janë dëgjuar tek vendi i quajtur “Bishti i Kalldrëmit”, ndërsa të shtëna të tjera u raportuan pak momente më parë në të njëjtin qytet.
Dyshohet se janë të njëjtët persona që hapën zjarr edhe në lagjen 28 Nëntori.
Sipas informacioneve të para, mësohet se pas një konflikti mes disa personave në lagjen 28 Nëntori ka pasur të shtëna armësh.
Policia është nisur drejt vendngjarjes ndërsa nuk dihet nëse ka persona të plagosur.
Pak orë më parë Vlora u trondit edhe nga një shpërthim i fuqishëm tritoli i vendosur në një makinë tip Benz ku mbeti i gjymtuar Agron Alushaj.
Sipas Policisë, makina e Alushajt sapo kishte dalë nga një lavazh dhe ka shpërthyer në ecje pranë një karburanti, ndërsa 48 vjeçari mësohet se ka humbur gjymtyrët e poshtme.
Nuk dihet ende nëse përplasja me armë ka lidhje me atentatin ndaj Agron Alushajt.