Hapësire reklamuese

Politikë

Vazhdojnë replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, përgjigjet kreu i PD: Sa keq për çdo shqiptar...

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama - Lulzim Basha

Vazhdojnë replikat në rrjetet sociale mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, me këtë të fundit që i është përgjigjur ironisë së kryeministrit.

Basha akuzon Ramën se po merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës, dhe po bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve.

"Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit", shkruan Basha në Tëitter.

Më herët Basha ka publikuar një plan masash social-ekonomike që do të ndihmonin Shqipërinë ta kalonte me sa më pak pasoja këtë kohë të vështirë, pas përhapjes së koronavirusit.

Basha ka paralajmëruar edhe një deklaratë, me anë të së cilës do të publikojë fakte tronditëse sesi qeveria në këto dy javë ka dhënë 52 milionë euro tendera.

Por kryeministri Rama iu përgjigj me ironi, duke i kujtuar edhe gafën "7x7=42", ndërsa e cilësoi të ekzagjeruar shifrën e publikuar nga Basha, duke thënë se shifrat e Bashës po i afrohen ekionomisë së  vendeve të G.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll