Hapësire reklamuese

Bota

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, dhjetëra të plagosur nga policia

Shkruar nga Newsbomb

Vazhdojnë tashmë prej 10 javësh protestat në Hong Kong.

Indicia e parë e këtyre protestave filloi me kërkesën për të bllokuar një projekt-ligj për ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Por tani pas 10 javësh protestat janë intensifikuar dhe kanë marrë trajtën e një revolte kundër autoriteteve me thirrjet për mbrojtjen e demokracisë.

Policia gjatë demonstratave ka përdorur gazin lotsjellës dhe municion jo-vdekjeprurës për të detyruar shpërndarjen e turmës.

Janë raportuar dhjetëra protestues të plagosur dhe dy prej tyre në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë anuluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut pas një demonstrate masive të organizuar nga protestuesit në aeroport.

Gjatë ditëve të fundit autoritetet kanë ashpërsuar masat në përgjigje të protestave të dhunshme që kanë zaptuar Hong Kongun.

Sondazh

Poll