Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Situatë e rëndë nga zjarret, flakët po shkojnë me shpejtësi drejt banesave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, disa janë shuar gjatë natës, të tjera janë ndezur kryesisht nga dora e njeriut.

Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate për shtyp, bën me dije se situata më kritike është në fshatin Flet të Bashkisë Fushë Arrëz.

Aty flakët e ndihmuara nga era po përparojnë me shpejtësi drejt banesave. Një helikopter është duke operuar në këtë zonë.

Situata e zjarreve në vend:

Ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nuk paraqet rrezik për banesat. 

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë  po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren. 

Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

Jo e mirë paraqitet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave  Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër . Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img