Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vatër e re zjarri në Pogradec, flakët përfshijnë pyllin në zonën e Mokrës, por zjarrfikësja s'ndërhyn dot

Shkruar nga Newsbomb
Vatër e re zjarri në Pogradec, flakët përfshijnë pyllin

Shqipëria nuk gjen qetësi nga zjarret. Një vatër e re është shfaqur sot në masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec, e njohur si Guri i Nikës.

Flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, të cilat favorizohen nga era.  

Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat civile.

Ndërkohë, ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore, pasi zjarrfikësja nuk mund të veprojë për shkak të terrenit malor dhe të thyer të zonës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu