Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Vatër e nxehtë” në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja Kim në Vlorë takim me shoqërinë civile: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadaorja e SHBA, Yuri Kim ndodhet në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile në Vlorë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA bën me dije se Kim me përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë folur për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen më 25 prill.

Ambasadorja në takim theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë , veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kandidon për deputet në Vlorë, por prej disa ditësh në Vlorë ndodhet edhe presidenti Ilir Meta, çka ka shkaktuar edhe replika mes tyre.

Meta disa ditë më parë tha se do të rrijë në Vlorë deri më 26 prill që zgjedhjet të kenë përfunduar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img