Hapësire reklamuese

Politikë

Vasilit 'nuk i del inati' dhe sulmon Ramën: Marrëveshjen e 5 qershorit e shkele për faqe të zezë! Akt kundër popullit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në vazhdën e sulmeve që po shigjetohen drejt qeverisë, pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se marrëveshja e 5 qershorit e cila u firmos në ambasadën amerikane, u shkel nga Edi Rama, akt ky që shkon ndesh me demokracinë dhe është kundër shqiptarëve.   

Shënimi i plotë i Vasilit

Marreveshja konsensuale e 5 qershorit, qe u ngjiz dhe u shkrua ne Ambasaden Amerikane u shkel sot per faqe te zeze nga Edi Rama.

Ky eshte fakt qe nuk e luan topi!

Askush nuk mund te mbylle sot syte dhe te laje duar si Ponc Pilati perpara ketij fakti ulerites.

Dhjetra nene te Kodit Zgjedhor te miratuar ne perputhje dhe zbatim te marreveshjes se 5 qershorit u shqyen dhe u grisen sot nga Edi Rama.

Edhe ky eshte fakt qe nuk e luan topi.

Çdo alibi per pergjegjesine shume te rende te Edi Rames per shkeljen e dhunshme te 5 qershorit eshte KUNDER POPULLIT SHQIPTAR , kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe kunder Integrimit Europian dhe anetaresimit te Shqiperise ne BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu