Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vasilika Hysi këshillon Najada Çomon dhe tregon si u bë pjesë e PS: Kur më ra telefoni dhe pashë emrin e Edi Ramës, obobo thashë do më kritikojë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6bd8ff175d71143e17630b925d0ee646

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë e Partisë Socialiste, ku ka falenderuar për kontributin Eglantina Gjermenin dhe Vasilika Hysin, të cilat largohen nga PS.

Hysi në fjalën e saj i dha disa këshilla profesoreshë Najada Çomos, e cila sapo është aderuar në Partinë Socialiste. Hysi tha se është normale të kesh emocione në mbledhjet e para, pork jo është një mundësi e mirë për Çomon që të marrë vendime të mira.

Ajo kujtoi edhe propozimin e parë që i bëri Edi Rama për të kandiduar për PS. Ish-deputetja tha se ishte një telefonatë nga Rama që fillimisht e trembi, pasi mendoi se Rama, në të kohë kryebashkiak i Tiranës, mund ta kritikonte për ndonjë deklaratë që ajo kishte bërë.

“Kur kam hyrë unë për të plotësuar formularin, më ra kati i 2 i PS në kokë. Është normale që të kesh emocione, por është gjithë mundësia për të marrë vendimet më të mira. Kur ka rënë telefoi atë ditë, pashë që ishte Edi Rama, obobo thashë do më kritikojë për ndonjë deklaratë që kam bërë. Kur e hapa më tha për të pirë një kafe dhe më ftoi të bëhesha pjesë e PS. Mua sikur më ra bota e gjithë, edhe thoja që ishalla s’më merr më në telefon. Këmbënguli fortë dhe më mori. Ajo që vlerësoi është se më tha që të mos ndryshoj. Në Ps ka nevojë për njerëz që japin në fushën e tyre dhe s’jemi të gjithë e njëjta prerje”, tha Vasilika Hysi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img