Hapësire reklamuese

Politikë

Vasilika Hysi bën postim herët në mëngjes, sqaron shkurtimisht çfarë është vetting-u që do votohet sot në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, njëherësh anëtare e Komisionit për Reformën në Drejtësi ka bërë një postim herët në mengjes për të sqaruar ligjin e rëndësishëm të vetting-ut apo rivlerësimit, që do të votohet sot në Kuvend nga deputetët.

Sipas Hysit, ky ligj do të rivlerësojë pasurinë, burimet dhe pastërtinë e figurës për çdo individ që përfshihet në sistemin e drejtësisë së Shqipërisë. Për deputeten socialiste, sot hidhet hapi i parë konkret për ndërtimin e një sitemi drejtësie siç e duan qytetarët.

“Sot, parlamenti mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm për të miratuar ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligit, do të rivlerësohet pasuria dhe burimet e saj, pastërtia e figurës, lidhjet me njerëz të botës së krimit si dhe aftësia profesionale e çdo gjyqtari dhe prokurori, çdo këshilltari ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, çdo ndihmësi ligjor pranë gjykatave administrative dhe çdo ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sot, hidhet hapi i parë konkret për ndërtimin e një sistemi drejtësie siç e duan qytetarët”, shprehet Hysi.

Seanca e sotme plenare pritet të shoqërohet me debate mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të ndarjeve që ekzistojnë për ligjin e vetting-ut. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu